×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kreu i Pentagonit: Nëse Ukraina humbet luftën, NATO do të duhet të luftojë kundër Rusisë

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Ndarja e fondeve për Ukrainën është thelbësore. Kështu deklaroi kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, duke nënvizuar se nëse Ukraina humbet luftën, vendet e NATO do të duhet të luftojnë kundër Rusisë.

    “Ne e dimë se nëse Putin ka sukses, ai nuk do të ndalet. Ai do të vazhdojë të jetë më agresiv në rajon. Dhe liderë të tjerë në mbarë botën, autokratë të tjerë do ta shikojnë këtë.

    Dhe ata do të inkurajohen nga fakti që kjo ka ndodhur sepse ne nuk jemi në gjendje të mbështesim një shtet demokratik”, tha Austin në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së të cituar nga mediat ukrainase.

    “Nëse jeni një vend baltik, jeni shumë i shqetësuar se mund të jeni i radhës. Ata e njohin Putinin, ata e dinë se çfarë është i aftë. Dhe sinqerisht, nëse Ukraina bie, unë vërtet besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë,” shtoi kreu i Pentagonit.

    Një ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi perëndimin për një konflikt bërthamor, si një kërcënim “real”, për shkak të lëvizjeve të vendeve të NATO-s në konfliktin me Ukrainën. Por vendet perëndimore, paralajmëroi ai, duhet të kujtojnë se Moska posedon gjithashtu “armë të afta për të arritur në territoret e tyre”./FrontOnline/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.