×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri ish-punonjësi i policisë i kthyer në narkotrafikant

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Ish-oficeri i forcave speciale të Shqipërisë, Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “Baroni” do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

    Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë thotë se ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe Gjykata Themelore Ferizajt ka lëshuar lejen, për shkak se Çela ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

    “Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

    Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

    Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish-punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

    Më herët ai ka qenë i arrestuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe trafik ndërkombëtar droge”./Top Channel/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Botulinum toxin”, i cili kishte për objektiv zbulimin dhe goditjen e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë. Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas,...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz. Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës po e mban një seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese...
    Lajme16 Tetor 2024
    Në një akt simbolik, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kapela në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës....
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, nga ora 14:30 e deri në ora...
    Lajme16 Tetor 2024
    Seanca e sotme e jashtëzakonshme në kuvendin e Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të gjeneralit të parë Sir...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar takimin me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci,...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.