×
  • Opinione
  • Opinione

    Historia na e vërteton që Putin mund të mposhtet

    Ben Wallace
    27 Shkurt 2024

    Shkruan: Ben Wallace

    Të ndjekurit e intervistës së Putinit me Tucker Carlson ishte një përvojë turbulluese. Jo vetëm që bëri që amerikani të dukej si një prezantues i nivelit të dytë, Putini shfaqi një pamje të historisë tepër të shtrembëruar që ishte sikur ta dëgjoje një tetëvjeçar duke thënë se Narnia përfundimisht mund të gjendej në fund të garderobës.

    Madje edhe apologjët e Putinit ishin të tronditur. Askush nuk besonte në linjën e diktatorit se “Polonia nisi luftën më 1939”. Më i mistershëm për mua është fakti që një pjesë e intervistës që u pranua gjerësisht ishte që “Rusia nuk mund të mposhtet”.

    Dy vjetët e kaluara tregojnë që ushtria ruse mund të mposhtet. Derisa Putini mund të jetë duke jetuar në Narninë e tij, bashkësia ndërkombëtare kupton se Kremlini veçse është mposhtur.

    Operacioni special “treditor” i Putinit ka zgjatur dy vjet. Ai ka humbur 50 përqind të territorit të marrë në shkurt të 2022-ës. Nëse ju kujtohet Putini së pari bëri pushtimin me rreth 165 mijë burra dhe tani ka të humbur mbi 300 mijë veta, ndërkaq ushtria e tij ka mbetur vetëm skeleti i asaj që ishte dikur.

    Ndoshta çuditërisht, Rusisë i kanë munguar masivisht objektivat e saj të rekrutimit. Ata nuk kanë njerëz të mjaftueshëm për të rrotulluar formacionet dhe për këtë arsye nuk mund të pushojnë dhe ta rikuperojnë vijën e parë. Në secilin sulm, Rusia humbet shumë më tepër njerëz se Ukraina. Forcat e Putinit ende nuk mund të ofrojnë shënjestrim dinamik në një nivel strategjik.

    Ukraina ka mbyllur korridorin e grurit në Detin e Zi, duke shkatërruar një numër të madh të lokacioneve të betejave elektronike ruse dhe mbrojtjes ajrore në Krime dhe, më e rëndësishmja, vazhdon ta ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

    Është e vërtetë që kundërofensiva e verës së kaluar nuk ishte një sukses, por luftërat janë të mbushura me ofensiva që dështojnë herë pas here. Kjo nuk do të thotë se Ukraina nuk mund të vazhdojë për fitore.

    Tash për tash jemi në një fazë sfilitëse. Kjo nuk është njësoj si ngërç. Por Ukraina duhet t’i adresojë sfidat e saj dhe të jetë e gatshme për atë që mund të pasojë.

    Parasegjithash, ata kanë nevojë për më shumë predha dhe artileri. Bashkimi Evropian ka dështuar të dërgojë një milion predha të cilat i kishte premtuar; Nuk jam plotësisht i bindur që po bëjmë qoftë më të paktën.

    Fakti i trishtë është se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me më shumë predha sesa Ukrainië e tërë Evropa në muajt e fundit. Ne mund dhe duhet të kundërshtojmë avantazhin e Rusisë, edhe nëse kjo do të thotë të vendosim 155 fabrikat tona të predhave në një bazë luftarake.

    Nëse Ukraina do të fitojë fazën sfilitëse, ajo duhet të mobilizohet. Në vitin 1939 ne bëmë pikërisht këtë. Në vitin 1941 ne gjithashtu mobilizuam gratë për “punë lufte”. Një shtesë prej 300 mijë deri në 500 mijë trupa do ta mundësonte ndërrimin dhe pushimin e duhur për mijëra të rraskapitur.

    Por si Ukraina do të mund të trajnonte kaq shumë? Përgjigja është se ne do ta bëjmë atë për ta. Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar dhe pajisur tashmë mbi 30 mijë në një vit. Një koalicion i ri i vendeve evropiane mund të trajnojë lehtësisht edhe 200 mijë të tjerë.

    Kujtojeni se çdo ushtar ukrainas tashmë është më i stërvitur se çdo “ushtar topash” rus. Presidenti Zelensky është i shqetësuar se kush do të paguajë për këtë mobilizim. Miliardat janë pikërisht para syve tanë. Pas vrasjes së Navalnyt tani nuk ka asnjë justifikim për të mos sekuestruar të gjitha ato asete ruse që përgjojnë në Evropë, Londër dhe ShBA dhe ato të përdoren për Ukrainën.

    Intervista e Putinit zbulon se është historia, jo frika nga NATO, ajo që e motivon vërtet atë. Brenda botëkuptimit të despotit është një bindje e caktuar se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë armiku i vërtetë i Rusisë dhe qëndron pas çdo komploti kundër Kremlinit. Ai do të provojë, nëse ne shfaqim dobësi ose e heqim gardën tonë për t’u hakmarrë për dhimbjen që ai ndjen.

    Ne nuk jemi vetëm. Polonia dhe Suedia kritikohen rregullisht nga ai për rolet e tyre historike.

    Të gjithë duhet t’ia kujtojmë vetes se në versionin e vërtetë të historisë, Rusia humbet kryesisht për shkak të udhëheqësve të saj: Car Nikolla I humbi luftën e Krimesë; Car Nikolla II humbi luftën Japoni-Rusi. Unë besoj se historia do të përsëritet dhe Vladimir Putin mund të humbasë. Ne duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë.

    Ben Wallace është deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe. Ai ka qenë Sekretar i Mbrojtjes nga 2019 deri më 2023.

    Artikull i botuar në The Telegraph, i përkthyer nga KlanKosova.tv.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Opinione21 Maj 2024
    Shkruan: Blerim Shala Në ditët vijuese do të kuptojmë të gjithë ne se a do të mbahet tutje tradita që është instaluar...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej më shumë se 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për...
    Lajme21 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “kryeministër të dinarit”. Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar,...
    Sport21 Maj 2024
    Edon Zhegrova njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike. Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”. Dhe, sulmuesi...
    Sport21 Maj 2024
    Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Klinë. Rasti është duke u hetuar. “Klinë / 20.05.2024 – 10:00....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.