×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama-Erdoganit: Nuk harrohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ju në minutat e para të shpalljes së saj

    FrontOnline
    20 Shkurt 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur tre momente që sipas tij Turqia dhe presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan,  nuk do të harrohen nga shqiptarët.

    Ai, në konferencën e tij të përbashkët me Erdogan në Ankara, ka përmendur njohjen që Turqia i ka bërë Kosovës kur e shpalli pavarësinë para 16-vjetëve.

    “Shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare për sot dhe për nesër fal jush dhe qeverisë tuaj. Kosova u njoh si Republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë. E dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzakonisht të rënda ju ishit i pari që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm, dhe bëtë iniciativën publike për fillimin e menjëhershëm të 500 apartamenteve të reja”.

    “E treta kur Shqipëria dhe populli shqiptar bashkë me popujt e tjerë të rajonit tonë të Ballkanit u ndjenë si peshku pa ujë, momenti kur bota u godit nga pandemia COVID-19 dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizioneve evropiane fillimin e vaksinimit në Evropë, nëse nuk do të ishte Turqia dhe nëse nuk do të ishit ju personalisht kushedi se sa njerëz do të kishin humbur jetën. Këto tre momente mes jetës dhe vdekjes nuk harrohen kurrë”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.