×
  • Auto
  • Auto

    Volkswagen ndalon prodhimin e T-ROC kabriolet

    FrontOnline
    23 Janar 2024

    Volkswagen do të ndërpresë prodhimin e modelit T-Roc kabriolet në vitin 2025, duke i dhënë fund një tradite 75 vjeçare të modeleve të konvertueshme me motorë me lëndë të djegshme.

    Lëvizja e konfirmuar nga shefi i zhvillimit të kompanisë, Kai Gruenitz, vjen pasi VW ka zhvendosur aktivitetet e saj të ardhshme të prodhimit të modeleve tradicionale ICE në ato të reja me energji elektrike.

    T-Roc Cabriolet i prezantuar në tregjet globale në vitin 2020, aktualisht është në dispozicion në dy opsione të motorit me benzinë, të cilët dallojnë për nga fuqia.

    Por, me fillimin e prodhimit të gjeneratës së dytë të T-Roc në vitin 2025, VW nuk planifikon të ofrojë një version kabriolet të tij.

    Gruenitz nuk ka njoftuar nëse VW po planifikon një kabriolet me energji elektrike, por sugjeron që marka gjermane po punon në atë drejtim.

    Ndryshe, kabrioleti i parë i VW, Beetle, u prodhua në vitin 1949. Në përgjithësi, më shumë se 770 mijë kabrioletë nga Golf janë ndërtuar gjatë një periudhe 37 vjeçare./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Auto10 Shtator 2024
    Shqipëria sonte do të kërkojë fitore ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Se a do e arrijnë qëllimin e tyre...
    Auto10 Shtator 2024
    Toyota është marka më e fundit e veturave që rishikon objektivat e saj të veturave elektrike, duke ulur prodhimin në një milion...
    Auto10 Shtator 2024
    Gjiganti amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, duket e vendosur të prezantojë një formë tjetër karikimi me valë, sipas një patente të paraqitur...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.