×
  • Vip
  • Vip

    Ndërron jetë në moshën 19 vjeçare blogerja e njohur, pas transplantit urgjent të mëlçisë

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2023

    19-vjeçarja e njohur braziliane dhe avokate aspirante, Maria Sofia Valim ka vdekur për shkak të komplikimeve pas një transplanti të mëlçisë. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga babai i saj, Vitor Valim, kryebashkiak i Caucia, Ceará.

    “Me dhimbjen dhe pikëllimin më të madh ju njoftoj për vdekjen e vajzës sime të dashur Sofia”, ka shkruar babai i dëshpëruar në llogarinë e tij në Instagram. “Fatkeqësisht trupi i saj nuk mundi ta duronte dhe ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, shtoi ai. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë shkak zyrtar të vdekjes nga ekzaminuesit mjekësorë në Brazil.

    Vitor Valim kishte treguar më 5 dhjetor se gjendja shëndetësore e vajzës së tij ishte përkeqësuar papritur dhe ajo do të kishte nevojë për transplantim të menjëhershëm të mëlçisë. Dy ditë më vonë ai theksoi se ishte gjetur një donator dhe vajza e tij hyri në sallën e operacionit. “Pasi u ndoqën të gjitha procedurat ligjore dhe Sofia u vendos në listën e pritjes, u gjet një donator dhe peracioni ishte i suksesshëm”, tha ai në një mesazh.

    Por përtej pranisë së saj në rrjetet sociale, Maria Sofia Valim ishte duke studiuar për Drejtësi, për të cilën tha se ishte “dashuria e jetës së saj” dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme.

    Para vdekjes së saj, Maria Sofia Valim kishte krijuar një numër ndjekësish të lartë në Instagram, ku shpesh postonte foto të saj duke punuar ose me këshilla grimi dhe kujdesi për lëkurën.

    Sofia nuk e fshehu dashurinë për markat luksoze dhe makinat e shtrenjta si ato të Ferrarit, fanse e të cilave ishte edhe në kampionatin botëror të Formula 1. Në një nga fotot e saj të fundit ajo shfaqet në një nga koncertet e mbajtur nga Taylor Swift në Brazil.

    Por përtej pranisë së saj në rrjetet sociale, Maria Sofia Valim po studionte për Drejtësi, për të cilën tha se ishte “dashuria e jetës së saj” dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme./FrontOnline/

     

     

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Vip27 Maj 2024
    Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar” dhe hedhur fajin...
    Vip27 Maj 2024
    Ilnisa Agolli ka komentuar deklaratën e babait të Meritonit, Samiut që bëri në “Cherry on Top” në lidhje me dashurinë e tyre....
    Vip27 Maj 2024
    Ish konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku ka reaguar karshi disa lajmeve “tendencioze”, që ajo thotë...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të...
    Lajme28 Maj 2024
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline thotë se puna dhe se si e kanë marrë pushtetin kryetarët në komunat veriore, ka qenë...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se nuk ka ndonjë raport që vlerëson punën e katër kryetarëve të komunave veriore. ‘’Nuk...
    Lajme28 Maj 2024
    Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, ka thënë se Prokuroria e Speciales ka marrë para nga Rusia...
    Lajme28 Maj 2024
    Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të...
    Lajme28 Maj 2024
    Sot në orën 18:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, thuhet në njoftimin dërguar mediave. Në këtë ngjarje pritet të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.