×
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i AAK-së: Stoltenbergu erdhi pas deklaratave të Osmanit dhe Kurtit se mund të ketë luftë

    Fatlum Berisha
    21 Nëntor 2023

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka dhënë shpresa gjatë qëndrimit në Kosovë se vendi së shpejti mund të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, program ky që i paraprin anëtarësimit në aleancën transatlantike.

    Kryetari i Komisionit për Siguri në Kuvend, Bekë Berisha tha se shefi i NATO-së nisi turin në Ballkan për një qëllim.

    “Kosova është bërë problem i sigurisë dhe normalisht që është prit që do të vie Stoltenberg po ashtu do të shkojë në Beograd. Në këtë fazë të ndjeshme që jemi, ai ka ardh me e mbajt situatën nën kontroll, ka pasë sulm terrorist nga Serbia”.

    Deputeti i AAK-së thotë se vizita e Stoltenbergut erdhi pas deklarimeve për luftë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

    “Ky titullar i NATO-s ka ardh me këqyr situatën me mbajt nën kontroll sepse ka pasë deklarime të kryeministrit dhe presidentes se mund të ketë luftë. Akterët e sigurisë munden me paralajmëruar gjëra të tilla. Por kur thotë kryeministri këso deklarata, pastaj është shqetësim, edhe për NATO-n”. 

    Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan/ Berisha: Gjithçka mund të ndodh

    Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

    Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Afrika, shkruan “Novinite”.

    Paralajmërimi ukrainas po i duket i drejtë deputetit të AAK-së Bekë Berisha.

    “Në Ukrainë po ndodh një luftë e rreptë. Krejt Ukraina po rrafshohet me tokë. Ai paralajmëron që mundet me ndodh diçka në Ballkan. Ka të drejte sepse ndikimi rus, qëllimi është ku ka ndikim me hap vatra që Ukraina me u harru dhe me mbet në mëshirën e Rusisë. Dihet se sa ka mëshirë Rusia”. 

    Berisha thotë se mund të ndodh skenari për të cilin sinjalizoi Zelensky.

    “Në këtë botë të trazuar, çka të bjen ndërmend me fol keq, pinë ujë. Mundet me ndodh. Nuk ka kontroll kurrgjë. Luftërat po ndodhin. Çdo paralajmërim i keq është i mundshëm. Institucionet e sigurisë i marrin me shumë seriozitet”. 

    “Është jashtëzakonisht e mundshme që munden të prodhohen sulme tjera. Serbia ka qenë e involuar direkt me këto grupe terroriste. Kjo e bën çështjen edhe më serioze”.

    Berisha: Kurti e pranoi Asociacionin, ai çka fol rren

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar moti se në Planin evropian ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, madje edhe drafstautin e BE-së.

    Ai ka deklaruar se brenda aneksit të të zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, ka Asociacion, meqë neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme.

    Deputetit Bekë Berisha, pranimi nga ana e Kurtit, po i duket normal.

    “E kam pa si diçka reale, duke e njohur kryeministrin Kurti, shpresoj të mos përsëriten lider të tillë që përçajnë popullin kaq shumë. Shpresoj që mos të marr përkrahje kaq të madhe një njeri që krejt çka ka fol rren. S`jam i befasuar. Ka pranuar Zajednicë, për të cilën janë vra njerëz t`u e kundërshtuar”.

    Ai kritikoi partitë opozitare, PDK dhe LDK, që sipas tij s`po kanë guxim ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti.

    “Po del që ka qenë mashtrimi me i madh që i ka ndodh vendit. Problemi është tek frika e kësaj opozite që po e bëjnë luftën kush me dal i dyti dhe jo se i kemi  me rrëzu këtë qeveri dhe me punu për vendin. Këta po këqyrin kush me dal i dyti”, u shpreh Berisha.

    Berisha i AAK-së: Buxheti për sigurinë është dashtë të dhjetëfishohet

    370 milionë euro pritet të jetë buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme gjatë vitit 2024.

    Kjo u bë e ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se rritja e buxhetit prej 30 milionë euro nga viti paraprak, tregon përkushtimin e tyre në fushën e sigurisë.

    Bekë Berishës po i duket e pamjaftueshme.

    “Janë të pamjaftueshme, nëse e krahasojmë me Serbinë prej pasluftës së dytë botërore. Ata kanë prodhim industri të rëndë, të gjitha llojet e armatimit. Ne jemi shtet i ri, kemi filluar, përparësia është që doktrina dhe armatimi është me i ri, por në masë ka përparësi Serbia sepse ka shumë armatim të grumbulluar”.

    Sipas tij, buxheti për sigurinë është dashtë të rritet akoma.

    “I kam thënë kryeministrit me dhjetëfishuar buxhetin jo me dyfishu për sektorin e sigurisë”. 

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Front TV06 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte i pranishëm sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës....
    Front TV05 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryediplomaten nga Finlanda, Elina Valtonen. Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja finlandeze zhvilloi takim me...
    Front TV04 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, kanë vizituar fabrikën “Loni Dekor”...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.