Blerando sot i ka bërë një pyetje interesante Albës që deri më tani asnjë banorë tjetër i shtëpisë nuk ia ka bërë.
Ai e pyeti atë se e ku e sheh veten pas 10 vitesh. Pyetja i pëlqeu asaj pasi nuk ngurroi për t’u përgjigjur.
“Dëshiroj të kem të mbaruar shkollën, ndoshta të kem edhe një klinikë timen”.
“Të kem një familje të lumtur e stabile, ndoshta edhe një fëmijë ta kem kam dëshirë deri atëherë”, ka thënë Alba.