Transgjinorja Edona James po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, ajo është pyetur nga banorët e shtëpisë se a është duke parë ndonjë ëndërr derisa është duke qëndruar në shtëpinë e BBVK 2.
Dhe përgjigja e saj ka qenë mjaft qesharake, pasi e njëjta ka thënë se zakonisht sheh ëndrra erotike, por një gjë e tillë nuk po ndodh në shtëpi.
“Hiç sikur të jem e coftë, më herët shihja ëndrra erotike, tash nuk po shoh asgjë”, ka thënë Edona.
Përndryshe, ngashtëpia e Big Brother VIP Kosova këtë të premte do të eliminohet banori i parë nga gjashtë të nominuarit.
Personazhet VIP të nominuar këtë javë janë: Shqipe Hysenaj, Ledi Vokshi, Blerando, Brikenda, Meti Alshiqi dhe Yll iDervishi (Buci).