Në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2 sonte ka rënë alarmi për banorët.
Vëllau i Madh u ka uruar të gjithë banorëve mirëseardhje, dhe u ka thënë se rregullat i vendosë ai, të cilat janë të rrepta dhe duhet të zbatohen nga secili prej tyre.
“Kjo është një lojë ku aftësitë e juaja, integriteti, sjellja dhe durimi do të testohen në çdo moment”.
“Çmimi i madh do të shkojë për atë që tregon strategjinë më të mençur dhe vendosshmërinë për të arritur objektivin”.
“Mos harroni këtu nuk ka vend për komoditet. Duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me tensione, konflikte dhe sfida që do të lindin. E vetmja gjë e sigurt është se ky do të jetë një udhëtim i pazakontë”, ka thënë Vëllau i Madh.