×
  • Vip
  • Vip

    Big Talk Kosova rikthehet sërish – kësaj radhe nën drejtimin e Mbresa Hajrullahut

    FrontOnline
    18 Tetor 2023

    A ju kujtohet kur në natën finale të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Mbresa Hajrullahut, njërës nga finalistet iu premtua një punë në mediumin Klan Kosova?

    Epo, koha ka ardhur që Mbresën ta rishihni në ekran, veçse më jo si pjesë e kastit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, por si prezantuese e emisionit – Big Talk Kosova.

    Nuk ka dyshim se Mbresa me aftësitë e saj oratorike dhe pamjen e kuruar deri në detaje, do të iu mbajë pranë ekranit përgjatë kohës televizive të ndarë për emisionin në fjalë.

    Po ashtu, edhe këtë edicion, Big Talk Kosova do të transmetohet të dielave, derisa nuk do të mungojnë as opinionet e gazetarit Nderim Neziri, i cili këtë sezon do të jetë edhe autor i këtij programi.

    Kujtojmë, se vitin që lamë pas, Neziri ka rezervuar kritikat më pozitive nga audienca e Big Talk Kosova mbi opinionet e tij lidhur me banorët dhe veprimet e tyre përgjatë aventurës televizive në BBVK.

    Pra, tani nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse rastësisht iu ikë ndonjë detaj prej ngjarjeve dhe situatave që krijohen brenda shtëpisë më të përfolur në vend, sepse në Big Talk Kosova, do të diskutohen të gjitha.

    Në emisionin me Mbresën do të keni mundësinë të ndiqni intervista ekskluzive me opinionistë, ish banorë, të afërm të konkurrentëve si dhe plot surpriza të tjera.

    Mos harroni, tanimë keni dy data për të mbajtur në mend – 20 tetori, nata e madhe kur nga ora 21:00 do të fillojë transmetimin gjiganti televiziv Big Brother VIP Kosova, si dhe 22 tetori, kur pranë jush do të rikthehet sërish emisioni – Big Talk Kosova.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.