Dy ish banorët e “Big Brother VIP Albania”, Paloma dhe Ronaldo, janë komentuar së fundi për një sherr virtual.
E gjitha kjo nisi pasi Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars”, shkruan lajmi.net.
Ajo u shpreh se më mirë të prezantojë sepse kërcimi nuk është fusha e tij.
Kësaj deklarate, Ronaldo iu përgjigj me anë të disa postimeve në Instastory ku ndër të tjera e quante Palomën “fansen e tij të zjarrtë” dhe e pyeste nga i dilte gjithë ai mllef kundër tij.