×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Devolli Corporation dhe UNICEF bashkojnë forcat për të zgjeruar shërbimet e zhvillimit në fëmijërinë e hershme

    FrontOnline
    16 Tetor 2023

    Sot, në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit janë themeluar dy qendra me bazë në komunitet të edukimit në fëmijëri të hershme, si rezultat partneriteti njëvjeçar të nënshkruar ndërmjet Devolli Corporation dhe UNICEF. Ky është një investim i rëndësishëm në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve në Kosovë dhe kontribuon në zgjerimin e qasjes në shërbimet e edukimit në fëmijërinë e hershme në zonat rurale.

    Nëpërmjet këtyre dy qendrave, më shumë se 60 fëmijë të moshave 3 dhe 4 vjeç do të kenë qasje në mundësitë për mësimin e hershëm si dhe zhvillimin holistik, në një mjedis të përshtatshëm të pajisur për të nxitur mësimin e bazuar në lojë. Edukatoret në qendër, të cilat gjithashtu mbështeten përmes partneritetit Devolli Corporation-UNICEF, do të marrin trajnime të specializuara për të promovuar zhvillimin socio-emocional të fëmijëve.

    Devolli Corporation është duke ofruar edhe 300 dyshekë për fëmijë për Qendrat e Edukimit të Hershëm në katër komuna, prej të cilave 120 u dhuruan këtyre dy qendrave të reja në komunën e Dragashit. Ky donacion do të ndihmojë në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme në programin mësimor.


    Nevoja për investime në programet e zhvillimit në fëmijërinë e hershme në Kosovë është evidente, me vetëm 15% të fëmijëve të moshës 3-4 vjeç të regjistruar aktualisht në edukimin në fëmijërinë e hershme. Kjo situatë prek në mënyrë disproporcionale grupet më të cenueshme, duke përfshirë fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, ata që jetojnë në zonat rurale dhe ata që jetojnë në varfëri.

    Përveç mbështetjes për qendrat në Dragash, ky partneritet do të mbështesë klasat e tjera parashkollore me pajisje dhe materiale mësimore për të përmirësuar mjedisin e të mësuarit me në qendër fëmijën dhe lojën, dhe për të kryer trajnime dhe aktivitete të tjera për të rritur njohuritë dhe aftësitë e prindërve që të mbështesin zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

    Nën ombrellën e këtij partneriteti, Devolli Corporation jo vetëm që po zgjeron mundësitë arsimore për fëmijët 0-6 vjeç, por edhe po promovon fuqizimin e të rinjve. Përmes Qendrës së Trajnimeve, Devolli Corporation ofron praktikë, mentorim dhe trajnim për të rinjtë përmes Kosovo Generation Unlimited. Kohët e fundit, Devolli Corporation hapi 100 pozita për punë praktike brenda bizneseve të saj, duke ofruar përvojën e parë të punës për të rinjtë dhe duke nxitur gjeneratën e ardhshme të fuqisë punëtore në Kosovë./Klankosova.tv

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Biznes02 Gusht 2023
    Kompania e derivateve, Petrol Company ka filluar një bashkëpunim të frytshëm me kompaninë e njohur Taxi Tesla. Taxi Tesla ka instaluar karikues...
    Biznes01 Gusht 2023
    Shijojeni muajin gusht në hotelin më të mirë në Kosovë. Ku tjetër, pos në Lake Side, i cili ndodhet në Vërmicë. 69...
    Artikull i Sponsoruar03 Korrik 2023
    Sharr Travel ka nxjerr në treg ofertën 110 euro për person për pushime në Regina Blue në Radhimë të Vlorës. Në çmim...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë...
    Kuriozitete11 Maj 2024
    Agron Islami është trajner fitnesi në Mitrovicë. Ai tregon se çfarë është e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe si duhet ushqehet...
    Vip11 Maj 2024
    Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovizioni pas një incidenti në prapaskenë. Performuesi u skualifikua nga gara pasi një anëtar i...
    Lajme11 Maj 2024
    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën pesëvjeçare. Ky vendim është marrë në Këshillin Shtetëror të...
    Lajme11 Maj 2024
    Enver Hasani, ka treguar se ka marrë vesh se disa kolegë në UP ishin gëzuar kur ishte diagnostikuar me një sëmundje, pavarësisht...
    Lajme11 Maj 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha bint Salem Al Shamsi, e cila e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.