Artisti i madh i teatrit, filmit dhe televizionit, tashmë i ndjeri Adem Mikullovci, ka lënë pas vetës një karrierë të gjatë dhe të bujshme artistike.
Ai, ishte i madh në shfaqje dramatike, filma dhe shumë produkte të njohura e me audiencë maksimale në televizion, shkruan “Kosovarja”.
Lumnije Mikullovci, gruaja dhe bashkëpunëtorja e përjetshme e Adem Mikullvocit, ka treguar gjëra me rëndësi rreth tij.
Ajo, e ka kujtuar kohën e masave të dhunshme në vitet 90-të, kur atë e kishin nxjerr nga televizioni ku punonte dhe Ademin nga Teatri.
Lumnija, tha se në atë kohë sfiduese, Ademi kishte nisur të punonte si taksist vetëm për të mbijetuar. Tregoj se ai ndihej ngushtë pasi njerëzit e njihnin dhe u vinte keq për situatën në të cilën kishte rënë ai dhe artistët e tjerë asaj kohe, shkruan “Kosovarja”.