Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është rikthyer sërish në rrjete sociale.
Ajo publikon vazhdimisht fotografi e video të ndryshme, ndërkohë që herë pas here merr vëmendje me paraqitjet atraktive.
E tillë është shfaqur dhe në disa imazhe të fundit, ku ka vënë në pah fizikun e formësuar.
Zeshkania ka sjell fotografi e veshur me një korse rozë si dhe një fustan të shkurtër të zi.
Dukjen e ka kompletuar me një palë taka të ngjashme rozë, ndonëse ka bërë një makijazh të ngjashëm.
E njëjta ka kohë që është tërhequr nga muzika dhe projektet e reja për shkak të disa problemeve që kishte.
Morina nga ana tjetër muajve të fundit ka qenë më e përfolur për jetën private si dhe për disa postime shqetësuese që bëri në rrjete sociale.