×
  • Vip
  • Vip

    Iu shmang tatimeve, sa vite burg rrezikon Sinan Vllasaliu

    FrontOnline
    24 Shtator 2023

    Këngëtari, Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve.

    Inspektoriati i ATK-së ka krahasuar deklarimet publike të këngëtarit në evente dhe klube, të cilat nuk korrespondojnë me deklarimet ekonomike.

    Akuzat e ngritura ndaj tij sipas inspektorit tatimor, Fidan Tolaj janë bërë bazuar në të dhënat që ATK-ja ka vendosur si detyrime tatimore ndaj Vllasaliut dhe këto bazuar në informatat që kanë marrë nga postimet e klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku ka qenë i ftuar të performojë këngëtari.

    Tolaj ka deklaruar se këto klube brenda Kosovës janë inspektuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa për ato jashtë vendit nuk kanë pasur informata përpos posterëve që i kanë postuar në rrjete sociale.

    Në seancën gjyqësore inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e ardhur duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit.
    Avokati mbrojtës i Vllasaliut, Florent Latifaj kundërshtoi deklarimet e inspektorit duke u shprehur se ATK nuk ka hartuar raportin final siç është dashur.

    Gjithashtu, arsyetimi i inspektorit se ‘nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në Diasporë por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve’, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro.

    Sipas inspektorit, Vllasaliu është paraqitur si tatimpagues i rregullt për vitet 2011-2013 kurse për vitet pasuese 2014-2016 mungojnë këto deklarime.
    Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./albeu/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Vip08 Tetor 2024
    Arbana Osmani, publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re. Me shumë fleta e shkrime Arbana, shihet më e...
    Vip08 Tetor 2024
    Këngëtarja e famshme Beyonce po përballet me akuza nga ndjekësit e saj. E gjithë kjo vjen pasi e njëjta thuhet se kishte...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës. “Ushtarët amerikanë...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë, sot kanë dalë para gjykatës. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.