Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të mbetet tejet aktive në muzikë.
E duket se krahas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha nuk po ndalet së punuari.
Kjo pasi ajo ka paralajmëruar se të martën do të publikojë klipin e saj më të ri, “One In A Million” – këngë e cila është publikuar muajin e kaluar.
“Klipi i këngës ‘One In A Million’ me David Guettan vjen së shpejti. Faleminderit që i keni dhënë ‘One In A Million” kaq shumë dashuri”, shkroi artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e videos.
Bebe Rexha përndryshe pas përfundimit të turneut “Best F*n Night Of My Life” në Evropë dhe ShBA, po përgatiet që të njëjtin ta vazhdojë në kontinentin aziatik dhe atë australian.