×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermani, zbulohet për herë të parë “Pirola”, nënvarianti i ri i koronavirusit

    FrontOnline
    14 Shtator 2023

    Nënvarianti BA.2.86 i koronavirusit u zbulua për herë të parë në Gjermani, siç njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI), organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

    Ky është një nënvariant që përfshin shumë mutacione të virusit dhe ka qenë nën mikroskopin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që nga mesi i gushtit.

    “Pirola”, siç është bërë i njohur gjerësisht ky nënvariant, është zbuluar në gusht në Gjermani, tha RKI.

    Instituti Robert Koch raporton gjithashtu se që nga fillimi i korrikut ka një rritje të rasteve të infeksionit akut respirator, në raport me rritjen e infeksioneve të konfirmuara me SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.

    Javën e kaluar, rreth 6,780 raste të konfirmuara të Covid-19 u konfirmuan në Gjermani, më shumë se trefishi i numrit krahasuar me javën e parë të gushtit. Numri aktual i rasteve vlerësohet të jetë më i lartë, pasi kontrollet e mostrës janë shumë më pak tani në krahasim me kohën e pandemisë.

    Viroologia Sandra Cizek e Spitalit Universitar të Frankfurtit theksoi se ishte “çështje kohe” për të identifikuar nënvariantin BA.2.86 të koronavirusit në Gjermani.

    Megjithatë ajo vlerësoi se nuk beson se kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm të të dhënave dhe as që qeveria gjermane do të detyrohet të rifusë masa kufizuese./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nisur mandatin e pestë presidencial me një tërmet të rrallë qeveritar, vendim që analistët e kanë...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Evropë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të Eurostat, të...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Afërsisht gjysmë milioni palestinezë janë zhvendosur gjatë ditëve të fundit si pasojë e përshkallëzimit të operacioneve ushtarake izraelite në jug dhe veri...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    ZKM ka lëshuar një komunikatë për darkën e sotme të kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi. “Kryeministri i Republikës së...
    Lajme13 Maj 2024
    Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë...
    Lajme13 Maj 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se duke parë insistimin e Kurtit për takim me liderët e opozitës, kjo mund të përkthehet...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar edhe në profilin e tij në Facebook lidhur me takimin e sotëm që zhvilloi me...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. Zyra e kryeministrit...
    Lajme13 Maj 2024
    Sipas analistit Ilir Deda, zgjedhjet potenciale parlamentare sivjet janë në interes të Kosovës. “Krejt Kosova këqyr debate edhe i di do gjana....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.