Edicioni i dytë i spektaklit të vallëzimit “Dancing with the Stars” pritet që të fillojë së shpejti.
Deri më tani janë zbuluar emrat e disa konkurrentëve të cilët do të jenë pjesë e këtij edicioni që do të nis së shpejti.
Së fundmi, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli ka postuar një Instastory ku shihet tek zyret e Top Channel ndërkohë që në video shfaqet stafi drejtues i programit, duke bërë përgatitjet për një ndër programet që rezultoi mjaft i suksesshëm, sezonin e kaluar.
“A jeni gati për Dancing? Me gjëra të mia, më gjëra të bukura”, shprehet këngëtari në videon e publikuar.
Nuk është ende e qartë se cila ështe arsyeja e vërtetë që Luizi gjendet në mes të stafit të “Dancing” por duhet theksuar fakti se Luizi është dalluar për kërcimin e tij mjaft të veçantë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, duke shtuar më shumë dyshimet se pjesëmarrja e tij do kishte shumë kuptim.