×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    “Nuk dha tender unë”, Hysen Durmishi ia dhuron me dorë të vetën kontratën 8.6 milionë € dostit të tij

    Fatlum Berisha
    22 Qershor 2023

    Ministria e Infrastrukturës e ka shpërblyer me tender 8.6 milionë euro grupin e operatorëve ekonomikë, Bageri, Asfalti dhe El Bau. Mbi kontratën ekziston një dyshim. Miqësia mes Bujar Shabanit, pronar i kompanisë Bageri dhe Hysen Durmishit, zëvendësministër i Infrastrukturës mund të jetë bërë shkak i ujdisë mes palëve. Numri dy i Infrastrukturës tha se nuk është ai që jep tenderë. Hulumtimi i Institutit për Hulumtime Front e dëshmon të kundërtën. Ishte vetë ai që e hodhi nënshkrimin në letër më 19 qershor të këtij viti.

    Marrëveshja obligon konsorciumin të përfundojë punimet e lotit të dytë të rrugës Prishtinë – Besi – Podujevë. Projekti është i ndarë – krahas këtij – edhe në katër lote tjera, për çka u kontraktuan kompani të ndryshme kosovare. Më së shumti do të kushtojë loti i tretë, 9.2 milionë euro. Pastaj loti i dytë, 8.6, ai i parë 8.4, loti zero – 6.1 dhe ai i pestë, 1.4 milionë sosh. Rreth 35 milionë në total realizimi i krejt planit infrastrukturor. Ministria e Infrastrukturës ka aplikuar procedurën e hapur në këtë aktivitet prokurimi.

    Zv/ministri Durmishi e mohon ndikimin, kompania hesht

    Për lotin e dytë, mbi të cilin ekzistojnë dyshimet se në epilogun e tenderit ndikoi lidhja politikë – biznes, garuan 17 kompani.

    Oferta prej 8.6 milionë euro e grupit të operatorëve ekonomikë, Bageri, Asfalti dhe El Bau nuk ishte më e lira. Megjithatë u përzgjodh si më e mira e mundshme në fund, meqë shtatë kompanitë e tjera që ofertuan më lirë u eliminuan për shkak siç u tha mos përmbushjes së kritereve të kërkuara në Dosjen e Tenderit, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Hysen Durmishi e ka pranuar publikisht miqësinë me Bujar Shabanin, pronarin e njërës prej kompanive fituese. Megjithatë, ai për “IFront” ka mohuar çdo ndikim të mundshëm në përzgjedhjen e kompanisë Bageri dhe dy tjerave, Asfalti dhe El Bau si fituese të lotit të dytë.

    “A nuk po keni me çka me u merr a. Nuk jap tenderë unë. Me to merret Zyra e Prokurimit. Nuk ka ndikuar në dhënien e këtij loti”, u shpreh Durmishi për “IFront”.

    Në anën tjetër, nga kompania nuk i kanë kthyer përgjigje IFrontit që nga java e kaluar, përkundër që pyetjet i janë drejtuar në adresë elektronike.

    Telashet e pronarit të kompanisë me ligjin

    Pronari i kompanisë Bageri, Bujar Shabani ka telashe me ligjin.

    Mbi të rëndon akuza për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” në një tender rreth 4 milionë eurosh për zgjerimin e rrugës së fshatit Bibaj dhe kyçjen e saj në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës, raporton Betimi për Drejtësi.

    Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.

    I pandehuri është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës.

    Ndërkaq sipas organizatës AVONET, kompania Bageri edhe në një aktivitet tjetër prokurimi ka aplikuar me dokumente të falsifikuara.

    Bëhet fjalë për kontratën: Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush, e cila kap vlerën e 734 mijë eurove./Instituti për Hulumtime Front

    Nga Rubrika
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.