×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Takimi Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm për një takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Mirëpo, kjo sipas Stanos, do të mund të bëhet kur të ketë kushte dhe kur Kurti e Vuçiq pajtohen për takim.

    Për BE-në gjëja më e rëndësishme është që të ulen sanksionet në terren për të cilën gjë BE-ja ka dërguar emisarin, Miroslav Lajçak në Kosovë.

    “Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së [Mirosllav] Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, [Josep] Borrell, e Përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë”, ka thënë ai, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Më tej, Stano ka thënë se Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë në Kosovë si thirrje e BE-së dhe Amerikës për të ulur tensionet.

    “Ata shkojnë për të vazhduar punën në zbatimin e thirrjeve evropiane dhe amerikane për Kosovën dhe Serbinë që të ulin menjëherë tensionet dhe të ndërmarrin hapa për zgjidhje të qëndrueshme. E platforma për këtë zgjidhje të qëndrueshme është gjithsesi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, sot janë bërë dhjetë ditë prej që situata në veri të vendit është tensionuar.

    Aktualisht protesta e serbëve po vazhdon në komunat në veri të vendit si kundërshtim i kryetarëve të rinj shqiptarë në këto komuna.

    Situata të hënën raportohet të jetë e qetë dhe me numër më të vogël të protestuesve.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar Zyra e...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i...
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.