×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha: Dënoj sulmet e turpshme anti-shqiptare të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Nga foltorja e Parlamentit të Shqupërisë ish kryeministri Sali Berisha i ka quajtur sulme ndaj Albin Kuritit qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën që ndodhet në Veri të Kosovës. Berisha artikuloi sërish akuzat e tij se “Rama sulmon Kurtin për të qenë në sintoni me Aleksandër Vuçiç”.

    “Jam këtu për të denoncuar sintonizimin e qëndrimeve të Edi Ramës me padronin e tij, Vuçiç. Një situatë dramatike u krijua në veriun e Kosovës. Analiza është bërë dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj, gjithashtu bëj thirrje që të ketë parasysh frymën e ligjit dhe të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar. Por jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme antishqiptare të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës. Sulme në sintoni vetëm me një njeri, dhe ky është padroni i tij, Vuçiç.

    Dje, televizioni i Ramës shpalli se Kosova zgjodhi luftën para paqes. A ka nxitje më të madhe se kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiç në Tiranë? Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç. Këto sulme të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd.

    U rikujtoj shqiptarëve se kryeministri kroat, dha një propozim pikërisht në Bratislavë ku Edi Rama lëshonte rrufe kundër Albin Kurtit, ku kërkoi që t’i kërkohet falje Kosovës për krimet e Millosheviçit dhe më pas të njihen reciprokisht. Por këto nuk i konsideron vasali i Beogradit. Ky e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlament të Beogradit zyrtar. Ai kujton se me këto qëndrime do shpëtojë nga afera McGonigal. Por asgjë nuk të shpëton ty. Afera McGonigal do të çojë ty në birucë. Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre“./Gazeta Express

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...
    Lajme03 Maj 2024
    U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës....
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.