×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina: Lufta me SHBA-në do të ishte katastrofike për botën

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka deklaruar se një luftë e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte një “katastrofë e padurueshme për botën”.

    Në deklaratat e bëra në samitin më të rëndësishëm të sigurisë në Azi, të mbajtur në Singapor, ministri shpjegoi se Kina “nuk premton të heqë dorë nga marrja me forcë e Tajvanit”, një nga çështjet e nxehta mes Pekinit dhe Uashingtonit.

    Për Kinën, Tajvani është “në qendër” të interesave të saj dhe e konsideron çështjen “të brendshme”, vendimi përfundimtar i së cilës varet vetëm nga vendi i kryesuar nga Xi Jinping. Kina vazhdon të denoncojë ndërhyrjet e SHBA-së në ngushticën e Tajvanit dhe bën Uashingtonin “përgjegjës” për paqëndrueshmërinë në rajon.

    “Dua të bëj një pyetje. Pse këto incidente ndodhin në zonat afër Kinës dhe jo në vende të tjera? Mendoj se kjo ndodh sepse anijet kineze nuk kryejnë veprime hegjemonike pranë vendeve të tjera. Siç themi gjithmonë: shikoni punën tuaj dhe kujdesuni për vendin tuaj”, tha ministri kinez.

    Interesat e të dyja vendeve për Tajvanin janë qartësisht të kundërta. Kina thotë se po zgjedh “ribashkim paqësor”, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të furnizojnë Taipein me armë dhe thonë se do të ndërhyjnë ushtarakisht vetëm nëse Kina sulmon Tajvanin. Shkurtimisht, siç tha Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, vendi i tij “do të vazhdojë të kundërshtojë kategorikisht një ndryshim në status quo-në e Tajvanit, nga cilado palë”.

    Pavarësisht konfrontimit mes dy vendeve, ministri kinez mbrojti dialogun dhe siguroi se “Kina dhe SHBA-ja duhet të menaxhojnë dallimet e tyre dhe të gjejnë një mënyrë për t’u marrë vesh”.

    “Rruga e duhur është respekti reciprok, bashkëjetesa paqësore dhe zhvillimi i dy palëve”, u shpreh Li, i cili gjithashtu tha se pa respekt, dialogu nuk është produktiv. /A2CNN

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Përderisa të tjerët ditën e lirë e shfrytëzojnë për piknik, më 1 maj punëtorët protestojnë. Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Përderisa të tjerët ditën e lirë e shfrytëzojnë për piknik, më 1 maj punëtorët protestojnë. Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik...
    Sport01 Maj 2024
    Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Bayern Munich në barazimin ndaj Real Madridit 2:2 në sfidën e parë gjysmëfinale...
    Vip01 Maj 2024
    Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë gjendjen nuk janë në dijeni banorët e tjerë. Kjo e ka mërzitur...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.