×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për fuqi punëtore

    FrontOnline
    03 Qershor 2023

    Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022, nga rreth 1200 profesione, në 200 prej tyre ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë.

    Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri.

    Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopështe e çerdhet për fëmijët, në teknikën e automjeteve dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Krahasuar me një vit më parë gjatë vitit 2022 në hoteleri dhe gastronomi, në metalurgji dhe në autobusët e shërbimit urban ka mungesë personeli.

    Për të ashtuquajturën analizë mbi mungesën e punonjësve të kualifikuar Agjencia Federale për Punën analizon 120 profesione dhe i vlerëson ato mbi bazën e gjithsej 14 indikatorëve. Si profesion me mungesë personeli klasifikohet ai profesion, nëse janë gjashtë indikatorë që nënkuptojnë këtë dukuri. Ndër këto indikatorë janë p.sh. kohëzgjatja e zënies së vendit vakant të punës, kuota e papunësisë në këtë profesion dhe zhvillimi i nivelit të pagesave.

     

    Shumë vende vakante për pak punonjës të kualifikuar

     

    Fillimi i vitit 2022, sipas Agjencië Federale për Punën, ishte mjaft premtues. Vështirësitë me furnizimet dukej se po kapërceheshin dhe pasojat e pandemisë ishin në shumë sektorë të përballueshme. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 ishte një ngjarje vendimtare, kur shumë njerëz nga Ukraina morrën arratinë dhe ndër të tjera gjetën mbrojtje edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

    Ky zhvillim u ndje në tregun e punës. Regjistrimi i shtetasve të Ukrainës ndikoi në tregun e punës duke bërë që numri i të papunëve të ketë rritje më 2022. Nevojat e sipërmarrjeve për forca të reja pune megjithatë u rrit dhe numri i vendeve vakante arriti një vlerë të re rekord me gati dy milionë.

    Ende nuk ka shenja përmirësimi

    Edhe në profesionet e ndërtimit në vitin 2022 ka pasur mungesa në nivel federal. Në diferencimin sipas landeve megjithatë ka disa dallime si p.sh. në Berlin/Brandenburg ku ka mungesë në sektorin e ndërtimeve në lartësi dhe në thellësi. Ndërsa në disa lande të tjera aktualisht mungojnë arkitektë dhe inxhinierë ndërtimi.

    Në nivel federal prej vitesh mungojnë gjithashtu ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në këtë drejtim ende nuk duket se do të ketë përmirësim të situatës. Transformimi në këtë sektor mund ta intensifikojë edhe më shumë problemin e gjetjes së punonjësve të kualifikuar për këtë sektor. Në vitin 2022 ka pasur mungesa personeli kryesisht në fushën e zhvillimit të software-ve dhe në programim.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.