×
  • Lajme
  • Lajme

    Tensionet në Veri, Berisha: Mbroni gazetarët nga banditët serbë

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon.

    Së fundmi ka reaguar dhe ish kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të një deklarate në Facebook dënoi gjestet e dhunës ndaj gazetarëve.

    Berisha shprehet se banditët kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre fizike por edhe lirinë e fjalës

    Ish kryeministri theksoi se dënon me ashpërsi këto sulme, ku dhe i quajti  kriminale dhe të orkestruar nga Vuçiç dhe qeveria e tij.

    Reagimi i Berishës

    Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit.

    Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

    Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Alksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit.

    Këta banditë kanë përdorur kundër  gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë.

    Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi....
    Lajme29 Maj 2024
    Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe për një vit të mandatit...
    Lajme29 Maj 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një sqarim për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale pasi thotë se shumë qytetarë...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ish-ministri...
    Lajme29 Maj 2024
    Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, për FrontOnline, ka komentuar përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Luginës së...
    Lajme29 Maj 2024
    Opozita e ka akuzuar pushtetin në kryeqytet se ua kanë dhënë bashkëpartiakëve, menaxhimin e Pishinës së Gërmisë. Shefi i asamblistëve të Lëvizjes...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar furnizime mjekësore në Spitalin Al-Ahli në Gaza – misioni i tyre i parë në pjesën...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Një vajzë pesëvjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Adelaide. Shërbimet e urgjencës janë thirrur në shtëpinë në Ballater...
    Lifestyle29 Maj 2024
    Shtatzania është një ndryshim i madh dhe emocionues në jetën e një gruaje. Një pyetje e zakonshme që shumë gra kanë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.