×
  • Lajme
  • Lajme

    NSC e ShBA-së insiston që kryetarët veriorë të punojnë nga lokacione alternative

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) në ShBA, John Kirby, ka folur për situatën në veri të Kosovës.

    Në një brifing me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Kirby është pyetur në lidhje me komentin e kryeministrit Albin Kurti pas vendimit të ShBA-së për sanksione ndaj Kosovës.

    ShBA-ja njoftoi dje se e ka përjashtuar FSK-në nga ushtrimi “Defender Europe 2023”, si dhe do të anulojë vizitat ndërshtetërore mes Kosovës dhe ShBA-së. Po ashtu, edhe lobimi amerikan te shtetet mosnjohëse me gjasë do të pushojë. Krejt kjo si pasojë e vendimit të qeverisë për t’i dërguar kryetarët e tri komunave veriore me polici nëpër ndërtesat komunale, gjë për të cilën ShBA-ja e ka këshilluar Kurtin që të mos e bëjë.

    Kurti ndërkaq, për mediumin “Politico”, tha sot se vendimi i SHBA-së ndaj vendimit të Kosovës është “i tepruar”.

    “Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket joproporcionale dhe e padrejtë”, tha Kurti në një intervistë në margjinat e konferencës GLOBSEC në Bratislavë. “Isha i befasuar”, shtoi ai, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.

    Por Kirby tha se nuk e ka dëgjuar reagimin e kryeministrit të Kosovës, por shtoi se reagimet e mëhershme të zyrtarëve të ShBA-së vlejnë ende.

    “Nuk i kam parë komentet e kryeministrit, por he do t’i përsëris reagimet tona se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për depërshkallëzim. Dënojmë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj trupave të KFOR-it. Këto sulme, që lënduan disa paqeruajtës, janë absolutisht të papranueshme. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të sigurohen që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe t’i largojnë forcat policore nga afërsia”, tha Kirby, raporton Klankosova.tv.

    Në fund, ai tha se ShBA-ja dëshiron të shohë situatë të depërshkallëzuar dhe që dhuna të ndalojë.

    “Ky është reagimi ynë. Mendoj se është e vështirë të mendohet se kjo është hiperbolike në çfarëdo mënyre”, tha Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, ndaj komentit të Kurtit për “reagim të tepërt”.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.