×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët në Shqipëri: Ka rritje të kërkesës për blerje nga kosovarët, kursejnë goxha para

    FrontOnline
    26 Maj 2023

    Rritjen e kërkesës e konfirmojnë nga Shqipëria, një prej vendeve ku kosovarët blejnë më së shumti prona.

    Gazetari Lavdrim Lita thotë se kërkesa për investime në patundshmëri e kosovarëve është tejet e lartë.

    “Shqiptarët e Kosovës janë bërë pronar apartamentesh, hotelesh dhe biznesesh nga Shëngjini, Velipoja deri në Sarandë. Turizmi patriotik është biznes i mirë për sektorin e hotelerisë dhe transportit, sidomos kompanitë e udhëtimit/transportit kosovare janë shumë përpara dhe ofrojnë shpejtësi dhe komoditet”, u shpreh Lita për iFront. 

    Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në anën tjetër, e cilësoi si proces normal blerjen e patundshmërive jashtë vendit nga kosovarët.

    Ai veçoi dy arsye që i shtyjnë kosovarët të zgjedhin kryesisht pronat në Shqipëri.

    “Aryseja e parë është integrimi natyror mes një populli që jeton në dy shtete të ndryshme, pa pritur burokracitë e afrimit të shteteve. E dyta: investimi është një reduktim i shpenzimeve për pushimet që bëjnë çdo vit. Shembull, nëse një familje kosovare do të paguante 1500 euro për pushimet e saj, e ka llogaritur që duke blerë një shtëpi, kjo kosto reduktohet”, u shpreh Sako për iFront.

    Integrimi ekonomik mes dy vendeve të një kombi po vlerësohet si një gjë e mirë sepse zgjeron tregun për mallra dhe shërbime të specializuara.

    “Sektori IT i Kosovës mund të ishte një mundësi e mirë për sektorin e turizmit të Shqipërisë.  Në këtë kuptim, sa më shpejt hiqen të gjitha barrierat jo tarifore dhe mendore aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët që duan produkte dhe shërbime cilësore”, u shpreh gazetari Lavdrim Lita.

    A u trembën investitorët kosovarë? Rreth 200 milionë € veç vjet investime në patundshmëri, kryesisht në Shqipëri

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.