×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Njëra nga dhomat e Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK është e dedikuar për rastet septike, e cila quhet dhoma septike.

    Hapësirë kjo me katër shtretër për pacientët që izolohen për shkak të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret e ndryshme dhe për të parandaluar përhapjen e infeksioneve brenda-spitalore tek pacientët e tjerë, raporton Klan Kosova.

    Drejtuesi i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci shpjegon se kryesisht këto raste me infeksione i kanë të transferuara nga klinikat e tjera.

    Mirëpo një dhomë e tillë që ndan pacientët me infeksione me ata që nuk kanë mungon në disa klinika, madje edhe në atë të Anestezionit me Mjekim Intensiv, kjo e fundit e evidentuar edhe në raportin e brendshëm për vitin 2022 nga Ekipi për Kontroll dhe Parandalim të Infeksioneve Spitalore në QKUK.

    Në raport thuhet se shkalla e infeksionit në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv ka rezultuar 42.61%, derisa shpjegohet se këtë shifër e rritën edhe rastet e pranuara me gjendje septike prej 8.8%.

    Kjo klinikë pasohet me atë të Neonatologjisë tek foshnjat në kujdesin intensiv me 18.95%, Kirurgjia Plastike me 43 raste, Gjinekologjia 13, Ortopedia 8 dhe Nefrologjia 5.

    Shifra këto që janë nxjerrë nga mostrat e konfirmuara mikrobiologjike, megjithëkëtë në raport theksohet se ka klinika që nuk kanë dhënë raport fare, në mesin e tyre edhe Klinika Infektive.

    Në total ky raport për vitin 2022 ka gjetur mbi 600 raste në QKUK me infeksione brenda-spitalore.

    Ekipi për Kontroll dhe Parandalim të Infeksioneve Spitalore në mesin e shumë faktorëve kundrejt kësaj gjendje ka theksuar mungesën e shamponit, letrave higjienike, mungesën e infermiereve, mbajtja e thonjve të zgjatur artificial nga një pjesë e stafit si dhe aksesorët, mungesa e uniformave dhe të ngjashme. /Klankosova.tv

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.