×
  • Lajme
  • Lajme

    Veterani i UÇK-së tash e 6 ditë i zhdukur, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Sa herë që dilte nga shtëpia, me vete merrte edhe biçikletën.

    Fundjavën që lamë pas, atë e la në vendin e zakonshëm, por vetë mori një drejtim të panjohur deri më tani.

    Për fatin e ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puzës ka gjashtë ditë që familjarët nuk kanë asnjë informacion.

    Ai jetonte i vetëm në këtë pjesë të shtëpisë, por që  kohën e lirë e kalonte në këtë kompjuter, meqenëse ish-luftëtari nuk posedon as telefon.

    Sipas vëllait të tij, 38-vjeçari ishte person i qetë ndërsa nuk kishte as ndonjë problem të hapur.

    Ndihmë për gjetjen e ish-ushtarin e UÇK-së, familja po kërkon nga qytetarët dhe nga organet e rendit.

    Samir Puza i njohur me nofkën e luftës si “Maka” ishte angazhuar në UÇK qysh në moshën 16-vjeçare.

    Në maj të 98-së kishte marrë pjesë në betejën e Loxhës, ndërsa aktivitetin ushtarak e kishte vazhduar në Koshare deri në përfundim të luftës.

    Nga organizata e veteranëve të luftës thonë se janë në pritje të një informacioni fillestar që të nisin kërkimet grupore.

    Të angazhuar në gjetjen e veteranit të luftës qysh nga dita e martë është edhe Policia e Kosovës.

    Kërkimi nga familjarët e Samir Puzës do të nis të shtunën në orën 8 të mëngjesit, e që destinacion fillestar e kanë një pjesë malit, ku sipas tyre e kishte vizituar disa herë ish-pjesëtari i UÇK-së.

     

    Nga Rubrika
    Sport07 Gusht 2025
    Nga Liga e Kampionëve i ‘shporri’ Shkëndija! Tronditja që pësoi klubi më i trofeshëm rumun nga eliminimi prej ekipit shqiptar nga Tetova,...
    Sport07 Gusht 2025
    FIFA e ka përditësuar ranglistën sa i përket kombëtarëve në kategorinë e femrave. Kosova gjendet në vendin e 93-të. “Dardanet” janë ngritur...
    Sport07 Gusht 2025
    Baseli e fituar thellë derbin ndaj Young Boys në xhiron e katërt të ligës elitare zvicerane. Ata ngadhënjyen me rezultat 4:1 ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Gusht 2025
    Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren,...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi të enjten dyshohet se kanë paguar me para false...
    Lajme07 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës së sotme ndaj “padrejtësive në Hagë”. Haziri ka thënë se...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan. Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.