×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërcënimi i Erion Veliajt alarmon mbrojtësit e fjalës së lirë, reagojnë organizatat ndërkombëtare

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Publikimi i dy identiteteve nga Erion Veliaj, të cilët nuk janë konfirmuar se qëndrojnë prapa dy faqeve të njohura, ka alarmuar organizatat ndërkombëtare, duke konsideruar se Veliaj u vuri në rrezik sigurinë e atyre individëve.

    Më 29 mars, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë publikë emrat e dy individëve që, sipas tij, menaxhojnë dy faqet anonime “JOQ Albania” dhe “Lolita”, të cilat kritikojnë pushtetin lokal dhe qëndror në Shqipëri.

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka thënë se këto faqe ndihmojnë në llogaridhënien e pushtetit dhe sjellja e Kryetarit të Tiranës është e papranueshme.

    “Jam i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike të Facebook-ut shqiptar Lolita dhe JOQ. Këto faqe, edhe pse jo krejtësisht gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet nëpërmjet humorit (nëse ju pëlqen apo jo)”.

    “Z. Veliaj ka publikuar emrat dhe informata tejet private të familjeve të këtyre dy personave, duke supozuar se i ka ‘identifikuar’ ata, duke i vendosur ata direkt në rrezik fizik. Vetëm disa orë më parë, ai përmendi ata prapë, duke thënë se Policia është nisur drejt tyre, duke sugjeruar se atë mund të jenë arrestuar”, ka shkruar Sekretari i EFJ-së, shkruan Express.

    Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, me bazë në Gjermani, thotë se identifikimi publik që Veliaj u ka bërë dy personave që ai dyshon se janë prapa dy faqeve, con në shqetësime për sigurinë e tyre.

    “Ne jemi të shokuar që Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, identifikoi individë që dyshohet se janë prapa dy faqeve anonime Lolita dhe JOQ, duke cuar kështu në shqetësime të sigurisë. Veliaj duhet që menjëherë të kërkojë falje dhe të sigurohet që identitetet e individëve privatë janë të mbrojtura”, thuhet në reagimin e ECPMF-së.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.