×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky: Nuk do t’i falim kurrë ushtarët rusë përgjegjës për krimet në Buçë

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Ukraina nuk do t’i falë kurrë ushtarët rusë përgjegjës për krimet në Bucha, tha Volodymyr Zelensky gjatë përkujtimit të përvjetorit të rimarrjes së qytetit pas 33 ditësh okupim. Pas tërheqjes së forcave ruse, trupat e civilëve u zbuluan në rrugët e Buçës dhe ai qytet u bë sinonim i brutalitetit rus.

    Autoritetet ukrainase vlerësojnë se 1,137 civilë u vranë në zonat e çliruara të rajonit të Kievit, nga të cilët 461 ishin në Bucha. Mes viktimave ishin 37 fëmijë. Hetuesit ndërkombëtarë po mbledhin prova për masakrën në atë qytet. Reuters shkruan se sot Buça është plot jetë; familjet e reja shëtisin nëpër rrugët qendrore dhe tingujt e punimeve të ndërtimit dëgjohen gjithandej.

    Por plagët nga lufta janë ende të dukshme nëpër qytet, si ndërtesat e shkatërruara dhe deponitë e mbushura me makina të shkatërruara dhe automjete ushtarake. Gardhet përgjatë rrugës Jablunska, ku u vranë dhjetëra civilë, ende kanë vrima plumbash. Rusia mohon se forcat e saj kanë kryer krime lufte në Buça./FrontOnline/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.