×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri: Kurti i ka thënë po Asociacionit

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Çështja që më së shumti po diskutohet në marrëveshjen me Serbinë është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kryeministri Kurti pas takimit në Ohër ka thënë se Asociacioni nuk është vetëqeverisje e serbëve por vetëmenaxhim.

    Lidhur me këtë çështje, drejtori ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë për Front Online se kryeministri tashmë e ka pranuar Asociacionin dhe atë sipas marrëveshjeve të kaluara që Bashkimi Evropian i sheh si relevante për modelin e Asociacionit.

    Por, thotë se pyetja tashmë nuk është nëse do të ketë kompetenca, por të çfarë niveli do të jenë.

    “Kryeministri Kurti tashmë i ka thënë po Asociacionit. Dhe atë sipas marrëveshjeve të kaluara që ndërmjetësuesi (BE) i sheh si relevante për modelin e Asociacionit (vetëmenaxhimit) që do të zbatohet. Gjykuar nga kjo Asociacioni do të jetë një strukturë që mundëson realizimin e kapacitetit vetëmenaxhues për komunitetin serb në komunat ku ata janë shumicë në fushat e caktuara për të cilat dakordohemi përmes Statutit. Pyetja nuk është nëse do të ketë kompetenca por të çfarë niveli do të jenë ato dhe në cilat fusha”, ka shtuar ndër të tjera Ymeri për Front Online.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrëveshjes ka deklaruar se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.

    Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë për marrëveshjen e arritur se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet./Front Online

    Visar Ymeri: Takimi i 4 prillit të prodhojë orar të qartë të zbatimit të marrëveshjes bazë

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Lajme02 Maj 2024
    Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rriti presionin ndaj Hamasit të mërkurën për të pranuar propozimin e fundit për një armëpushim me...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjatë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian , ka folur për procesin e zgjerimit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që nga marsi, me qindra mijëra të detyruar të...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në akademinë përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Sport02 Maj 2024
    Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës. Pas etheve...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.