×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për Qeverinë Kurti: E tmerrshme, kjo s’na kishte ndodhur për 20 vjet

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nga sot ushtrues i detyrës së Guvernatorit të BQK-së do të jetë ushtruesi i detyrës së zëvendësguvernatorit. Deputeti Hoti thotë se një gjë e tillë s’është parë për 20 vjet në Kosovë.

    Hoti duke i quajtur Qeverinë si “mashtrues dhe të paaftë”, thotë se me tendencën për të kapur gjithçka, e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, derisa shton se është dëmtuar tashmë edhe procesi i zgjedhjes së Guvernatorit.

    “Nga sot, ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet.

    Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjesh së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes”, ka shkruar Hoti.

    Ai thotë se tashmë është krijuar një situatë e jashtëzakonshme ku kryetari i Bordit të BQK-së mund të marrë detyrën e Guvernatorit.

    Hoti potencon se kjo është e dëmshme për ekonominë dhe mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm dhe të brendshëm.

    “Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së mund të marrë detyrën e Guvernatorit.

    Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm”, ka përfunduar Hoti.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.