×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lufta në Ukrainë, kreu i “Wagner” e pranon se beteja në Bakhmut ka dëmtuar rëndë forcat e tij

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Kreu i grupit mercenar rus Wagner pranoi të mërkurën se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kishin shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij, si dhe palën ukrainase.

    Bakhmut, një qytet i vogël lindor që ka qenë prej muajsh objektiv i një ofensive ruse, ka parë luftime dhe shkatërrime intensive në atë që është bërë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës, përcjell Telegrafi.

    “Beteja për Bakhmut sot tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo gjithashtu ka dëmtuar rëndë kompaninë ushtarake private Wagner”, citohet të ketë thënë shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

    Zyrtarët rusë thonë se forcat e tyre janë ende duke marrë terren në luftimet rrugë më rrugë brenda Bakhmutit, por deri më tani nuk kanë arritur ta rrethojnë atë dhe të detyrojnë ukrainasit të tërhiqen.

    Ndërkohë Inteligjenca ushtarake britanike tha të mërkurën se ukrainasit kishin larguar me sukses rusët nga një prej rrugëve kryesore të furnizimit të qytetit.

    Ndryshe, ditë më parë, Prigozhin i kishte thënë ministrit rus të Mbrojtjes, përmes një letre se ushtria ukrainase po planifikonte një ofensivë të afërt që synonte të “shkëpuste forcat e tij Wagner nga trupi kryesor i trupave ruse në Ukrainën lindore”.

    Në letrën e publikuar nga shërbimi i tij për shtyp, Prigozhin tha se “sulmi në shkallë të gjerë” ishte planifikuar për në fund të marsit ose fillimin e prillit.

    “Unë kërkoj nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar shkëputjen e kompanisë ushtarake private Wagner nga forcat kryesore të ushtrisë ruse, gjë që do të çojë në pasoja negative për operacionin ushtarak special”, citohej të ketë thënë ai, duke përdorur termin që përdor Moska për luftën e saj në Ukrainë.

    Kjo thuhet të jetë hera e parë që Prigozhin publikonte një korrespondencë të tillë me ministrin e mbrojtjes, të cilin e ka kritikuar shpesh për zhvillimin e luftës.

    Lëvizja e pazakontë dukej se kishte edhe qëllimin që të fajësohej Shoigun, e jo Prigozhin, nëse manovra e supozuar ukrainase rezulton e suksesshme.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.