×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët nuk e pranojnë vlerën e koeficientit, do t’i drejtohen Avokatit të Popullit

    Aulona Konjuhi
    01 Shkurt 2023

    Qeveria e Kosovës sot ka bërë të ditur koeficientin e pagave për sektorin publik, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

    Me koeficientin e caktuar, paga e kryeinfermierit do të jetë 672 euro ndërsa e infermierëve do të jetë nga 588 euro deri në 535.5 euro.

    E më këtë duket të mos jenë të kënaqur Oda e Infermiereve.

    Kreu i Infermiereve, Naser Rrustemi ka thënë për Front Online se kjo vlerë është e papranueshme.

    Rrustemi ka njoftuar se mospajtimin e vlerës së koeficientit do ta dërgojnë tek Avokati i Popullit.

    “Kjo vlerë e koeficientit është e papranueshme dhe më e padrejta që ndonjëherë ka ndodhur. Ne nuk pajtohemi me këtë vlerë dhe do ta dërgojmë tek Avokati i Popullit”, theksoi Rrustemi.

    Ndryshe, këto janë nivelet e pagave e të gjithë punonjësve në sektorin e shëndetësisë pas caktimit të vlerës së koeficientit prej 105 euro:

    Niveli tretësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.6 që në llogaritjen e rrogës i bie 588 euro.

    Niveli sekondar i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 577 euro.

    Niveli parësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Infermier në edukim të vazhdueshëm.

    Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.4 që në llogaritjen e rrogës i bie 567 euro.

    Niveli tretësor i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
    mjekësor, Teknik farmacist 4 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.3 që në llogaritjen e rrogës i bie 556 euro.

    Niveli sekondar i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
    mjekësor, Teknik farmacist 5 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.2 që në llogaritjen e rrogës i bie 546 euro.

    Niveli parësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
    mjekësor, Teknik farmacist 6 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.1 që në llogaritjen e rrogës i bie 535 euro.

    Ndërsa, pozita e Ndihmës Infermier ka vlerën e koeficientit 4.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 472 euro./Front Online/

     

     

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së...
    Lajme12 Maj 2024
    Banorët shqiptarë në Komunën e Graçanicës vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha. Përveç problemeve që ata kanë aktualisht me lejet për...
    Kronika12 Maj 2024
    1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 23...
    Të tjera
    Kronika12 Maj 2024
    Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri. Lushtaku tha se Tahiri...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit nga kompani kosovare që përzgjedhin...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Ministria për Refugjatët e drejtuar nga Talibanët njoftoi të dielën se numri i të vdekurve nga përmbytjet në veri të Afganistanit ka...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Qeveria zvicerane ka njoftuar se zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare Simonazzi, baba i tre fëmijëve, ndërroi...
    Lajme12 Maj 2024
    Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Kjo ditë është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë...
    Kronika12 Maj 2024
    Një çift bashkëshortor janë arrestuar në Pejë. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.