Ish-partnerët apo edhe të njohurit tanë mund të bëjnë sjellje të dyshimta. Ka edhe të huaj, motivet e të cilëve janë të paqarta. Edhe pse kurrë nuk e dimë se çfarë të presim prej tyre, ne mund të kemi një plan të saktë për veten tonë që mund të jetë shpëtim i vërtetë.
Është më mirë të dëgjosh sensin tënd të shëndoshë dhe të mos kesh frikë të dukesh i çuditshëm, meqë të jesh më mirë është më e sigurt se sa të të vijë keq.
Bright Side gjeti 9 gjëra që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar pasojat e mundshme.
Shmangni ndaljen e makinës
Nëse vëreni se një makinë ka qenë pas jush për një kohë të gjatë, mendimi i parë ndoshta do të jetë që të tërhiqeni e ndaleni anash rrugës dhe ta lini makinën të kalojë, vetëm për t’u siguruar. Megjithatë, vendimi më i mirë do të ishte të tërhiqesh në një korsi tjetër ose të mos e ndalosh fare makinën.
Mos i kushtoni shumë rëndësi dritave ndezëse
Shumë shpesh fenerët ndezës përdoren për të paralajmëruar një shofer tjetër për një problem për të cilin ata nuk janë në dijeni. Megjithatë, disa e përdorin këtë truk për t’ju bërë të ndaloni. Nëse jeni i sigurt se gjithçka është në rregull me makinën tuaj, mos u ndalni dhe vazhdoni rrugën.
Veproni në mënyra të paparashikueshme
Gjatë vozitjes, bëni kthesa të gabuara, ndizni pulsin e majtë dhe kthehuni djathtas në vend të kësaj, natyrisht, kur kushtet për këtë janë të përshtatshme. Nëse po shkoni diku në këmbë, atëherë kthehuni dhe ecni në drejtim të kundërt.
Numëroni për të kontrolluar
Sipas një ish-oficeri të CIA-s, ekzistojnë tre hapa për të zbuluar nëse dyshimet tuaja janë të justifikuara. Nëse e shihni të njëjtin person një herë, është një aksident, dy herë – një rastësi, dhe nëse është tre herë, më mirë të ndërmerrni diçka. Përveç kësaj, nëse jeni në makinë, bëni 4 kthesa djathtas dhe nëse e njëjta makinë është ende aty, ju e dini se është koha për të ndërmarrë veprime.
Udhëtoni nëpër kamerat e trafikut
Sigurohuni që të kaloni pranë kamerave të trafikut për të regjistruar të gjitha të dhënat e mundshme. Mbani mend emrat e rrugëve dhe më vonë informacioni i regjistruar në kamera mund të jetë i dobishëm dhe të jetë një ndihmë e madhe për policinë.
Shikoni përpara jush
Nëse shikoni përreth shpesh, ju jepni shenjën se keni vënë re se diçka nuk është në rregull. Si pasojë, mund të kapeni më vonë kur nuk jeni të dyshimtë. Gjëja më e mirë është të silleni natyrshëm.
Përdorni komunikimin
Nëse e njihni personin e dyshimtë dhe ndiheni të sigurt duke iu afruar, thuaju që të të lërë vetëm. Jini të vendosur dhe mos u përfshini në një bisedë të gjatë, thjesht deklaroni kërkesën tuaj dhe largohuni. Në të njëjtën kohë, nëse është një i huaj, mos komunikoni me të. Sjellja e tyre dhe motivet janë të panjohur për ju.
Shkruajini ndjenjat tuaja
Çështja është të gjurmoni herët kur ndiheni sikur jeni në një situatë të dyshimtë. Sigurohuni që të shkruani kohën, datën si dhe vendin kur jeni ndjerë në këtë mënyrë. Më vonë informacioni i regjistruar do të jetë një ndihmë e madhe për policinë dhe avokatët. Mund të vërtetojë gjithashtu se takimet nuk janë të rastësishme, por vërtet ju shqetësojnë.
Lërini flokët lëshuar
Bisht-kali e bën më të lehtë kapjen e flokëve. Është më mirë t’i lini flokët lëshuar pasi të vini re se diçka duket e dyshumtë.