Një person ka vdekur në fshatin Lutogllavë të Suharekës, pasi është alivanosur në lokalin e tij.
Rastin në Polici e ka raportuar djali i tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në vendin vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i Policisë:
HETIM I VDEKJES (Rasti #2023-GL-222) 05388
Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime./Front Online