Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar Ngrohtoren e Gjakovës me 1.1 milionë euro, për biomasë gjatë dy sezoneve të kaluara.
Këtë lajm e ka bërë publike ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli , përmes llogarisë së saj “Facebook”.
Postimi i plotë:
” Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar Ngrohtoren e Gjakovës me 1.1 milionë euro, për biomasë gjatë dy sezoneve të kaluara.
Në takim me ngrohtoren shpreha brengën për faktin që ngrohtorja ende nuk e prodhon biomasën vetë përkundër faktit që i posedon pajisjet, si dhe për faktin që ende nuk e ka aktivizuar komponentën e kogjenerimit.
Në takim me Bordin dhe Menaxhmentin e Ndërmarrjes, si dhe Nënkryetarin e përfaqësues të Komunës së Gjakovës, ritheksova domosdoshmërinë që këto çështje të zgjidhen nga ngrohtorja deri në sezonën tjetër të ngrohjes, si dhe përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe gjithë Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndihmojë ngrohtores në këtë drejtim”, ka shkruar Rizvanolli./Front Online