×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Qeveria po i mban 210 milionë euro pa nevojë, ato po devalvohen nga inflacioni

    FrontOnline
    29 Korrik 2022

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti po e kritikon Qeverinë Kurti se po i mban 210 milionë euro pa asnjë nevojë në bankë në vend se t’i vendosë në qarkullim në një kohë kur inflacioni është i lartë.

    Për këtë, Hoti tha se ekonomistët e Qeverisë duhet të kenë përgjigje.

    “Bilanci bankar i Qeverisë më 30 qershor 2022 ka arritur gati 600 milionë euro, që është afër 7% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo është shumë përtej kufirit të bilancit bankar të nevojshëm që duhet të ketë Qeveria për të qenë mjaftueshëm likuide, që është rreth 4.5% e PBB-së apo rreth 390 milionë euro.  Ky nivel ka i lartë i bilancit bankar nënkupton se Qeveria po mban rreth 210 milionë euro pa asnjë nevojë, të cilat mjete po devalvohen edhe nga inflacioni i lartë. Sikur këto mjete të qarkullonin në ekonomi, ato do të multiplikoheshin dy deri në tre herë, duke rritur kështu kërkesën agregate dhe rrjedhimit të ardhurat, konsumin dhe punësimin”.

    Në një situatë inflacioni tepër të lartë, dhe me afër 600 milionë euro para të gatshme në llogari, Hoti thotë se është e papranueshme pse Qeveria nuk i indekson pensionet, skemat sociale, pagat dhe subvencionet në bujqësi sipas normës së inflacionit.

    “Për më tepër, nuk e heq përkohësisht as akcizën në derivate për të ulur çmimin e derivateve dhe, rrjedhimisht, të shumë produkteve të tjera, çmimi i të cilave ndikohet shumë nga kostot e transportit. Përse duhet Qeveria të mbajë 600 milionë euro në llogarinë e saj bankare?! Pres që ekonomistët e qeverisë të shpjegojnë këtë për qytetarët”.

    Hoti ka shkruar se kjo gjendje paraqet papërgjegjësi dhe paaftësi për të udhëhequr shtetin – një shtet me ekonomi të tregut.

    “Ky nivel i bilancit bankar të Qeverisë përbën edhe abuzim me detyrën, pasi ligji i jep të drejtë Qeverisë të mbledh tatime, por duke ruajtur baraspeshën sociale dhe ekonomike”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.