×
  • Lajme
  • Lajme

    894 personave iu është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale, mes tyre 31 burra

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Personave të Dhunuar në luftë, Minire Begaj-Balaj, ka treguar se sa persona kanë aplikuar për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale.

    “Ne tashmë në shkurt të vitit 2021 bëjmë tri vite që kemi filluar zyrtarisht si komision. Deri më tani i kemi 1338 raste që kanë aplikuar në komision në nivel të Kosovës. Atyre që ua kemi njohur statusin janë 894 ku shumica janë gra, derisa kemi edhe 31 burra që ua kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale”, ka deklaruar ajo, raporton KlanKosova.

    Derisa ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka propozuar që të rishikohet afati prej pesë vjetësh për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Begaj-Balaj ka thënë se punojnë bazuar në afatin ligjor aktual dhe mbetet të shihet nëse ky afat do të hiqet ose ndryshojë në të ardhmen.

    “Sipas ligjit në fuqi, afati ligjor për ata që duan të aplikojnë dhe ta fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale është pesë vjet. Ky është afat ligjor prej momentit kur ne kemi nisur punën zyrtarisht si komision. Ne si komision jemi të thirrur që të punojmë brenda këtij ligji. Ne kemi pesë vjet afat si komision, por që në Rregullore të Punës së komisionit thuhet se nëse komisioni nuk arrin që t’i përfundojë lëndët, atëherë qeveria mund t’ia vazhdojë mandatin për të përfunduar gjithë procesin”, ka thënë ajo.

    Por, a ngurrojnë tani, pas tri vjetëve punë të këtij komisioni, më pak gratë dhe burrat që kanë qenë viktima të dhunës seksuale të aplikojnë për të pasë statusin e viktimës së dhunës seksuale?

    “Ne fillimisht si komision e trajtojmë për herë të parë aplikacionin si lëndë dhe gjithë dokumentacionin që pala e ka bashkangjitur. Storia ose narracioni shkruhet nga pala ose personi i autorizuar nëse aplikon përmes OJQ-ve dhe e shqyrtojmë. Në raste të caktuara kur komisioni nuk i ka të qarta disa çështje brenda lëndës rregullorja na ka dhënë mundësinë që komisioni e fton palën në intervistë ku pala sqaron këto çështje”, ka deklaruar kryetarja Begaj-Balaj./FrontOnline/

     

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për media pas protestës së sotme të serbëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja fillon nga ora...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Alleksandar...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. “Ky aksion është pjesë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. KQZ-ja përmes një komunikate për media ka bërë...
    Vip27 Shtator 2024
    27 shtatori shënon një ditë të bukur e të trishtë për Vesa Lumën. Sot është ditëlindja e babait të saj të ndjerë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.