×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    82 milionë € për kompaninë italiane dhe “R& Rukolli”, Ministria e Infrastrukturës ka pakënaqësi për vonesat në projekt

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Punimet për realizimin e fazës së parë të linjës hekurudhore nga Fushë-Kosova për në kufi me Maqedoninë Veriore kanë nisur në korrik të vitit 2019, përderisa kostoja e këtij projekti e paraparë për kompaninë italiane dhe partnerin lokal ““R& Rukolli” kap shumën prej 82 milionë euro.
    Pakënaqësi për vonesat në realizimin e këtyre punimeve i ka shprehur për “Front Online” edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.
    “Punimet nuk janë kryer sipas dinamikës së paraparë dhe marrëveshjes së nënshkruar. Ministri Abrashi ka kërkuar nisjen e punimeve, sepse konsiderojmë se asnjë vonesë nuk ka justifikim”, thuhet në përgjigjet e zyrës për medie të Ministrisë së Infrastrukturës për “Front Online”, duke rekomanduar që për detaje në zhvillimin e punimeve në këtë linjë hekurudhore t’i drejtohemi ndërmarrjes publike “Infrakos”.
    Por, nga kompania “Infrakos”, e cila udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës Xhevat Ramosaj, nuk kanë dashur të japin detaje për portalin “Front Online” rreth zhvillimit të punimeve në këtë segment të hekurudhës që financohet nga BE-ja , përkundër që redaksia e ka pritur për përgjigje për më shumë se dhjetë ditë.
    Front Online i ka dërguar pyetje në emailin zyrtar edhe kompanisë italiane G.C.F Generalle Costrucioni Ferroviarie S.p.A për ta pyetur rreth vonesave në realizimin e punimeve të fazës së parë të Hekurudhës, por këta nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje për dhjetë ditë.
    As partneri lokal i kompanisë italiane, “R& Rukolli”, nuk është përgjigjur për këto vonesa në projektin që financohet nga Bashkimi Evropian.

    Përndryshe, me rastin e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e linjës 10 hekurudhore para dy viteve, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ishte zotuar se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara  deri në Merdare e në Leshak, ndonëse vonesa të theksuara ka në fazën e parë të projektit Fushë-Kosovë-Hani i Elezit, përderisa punimet deri në Leshak pritet të përfundojnë në fund të vitit 2024.

    Biznesmeni i afërt me Sami Lushtakun merr hise në projektin mbi 200 milionë €

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.