Punimet për realizimin e fazës së parë të linjës hekurudhore nga Fushë-Kosova për në kufi me Maqedoninë Veriore kanë nisur në korrik të vitit 2019, përderisa kostoja e këtij projekti e paraparë për kompaninë italiane dhe partnerin lokal ““R& Rukolli” kap shumën prej 82 milionë euro.
Pakënaqësi për vonesat në realizimin e këtyre punimeve i ka shprehur për “Front Online” edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.
“Punimet nuk janë kryer sipas dinamikës së paraparë dhe marrëveshjes së nënshkruar. Ministri Abrashi ka kërkuar nisjen e punimeve, sepse konsiderojmë se asnjë vonesë nuk ka justifikim”, thuhet në përgjigjet e zyrës për medie të Ministrisë së Infrastrukturës për “Front Online”, duke rekomanduar që për detaje në zhvillimin e punimeve në këtë linjë hekurudhore t’i drejtohemi ndërmarrjes publike “Infrakos”.
Por, nga kompania “Infrakos”, e cila udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës Xhevat Ramosaj, nuk kanë dashur të japin detaje për portalin “Front Online” rreth zhvillimit të punimeve në këtë segment të hekurudhës që financohet nga BE-ja , përkundër që redaksia e ka pritur për përgjigje për më shumë se dhjetë ditë.
Front Online i ka dërguar pyetje në emailin zyrtar edhe kompanisë italiane G.C.F Generalle Costrucioni Ferroviarie S.p.A për ta pyetur rreth vonesave në realizimin e punimeve të fazës së parë të Hekurudhës, por këta nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje për dhjetë ditë.
As partneri lokal i kompanisë italiane, “R& Rukolli”, nuk është përgjigjur për këto vonesa në projektin që financohet nga Bashkimi Evropian.
Përndryshe, me rastin e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e linjës 10 hekurudhore para dy viteve, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ishte zotuar se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara deri në Merdare e në Leshak, ndonëse vonesa të theksuara ka në fazën e parë të projektit Fushë-Kosovë-Hani i Elezit, përderisa punimet deri në Leshak pritet të përfundojnë në fund të vitit 2024.
Biznesmeni i afërt me Sami Lushtakun merr hise në projektin mbi 200 milionë €