×
  • Lajme
  • Lajme

    8 persona të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    IKSHP ka njoftuar për 8 viktima të reja nga koronavirusi.

    “Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njfotim.

    Njoftimi i plotë:

    121 TË SHËRUAR DHE 220 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.Të nderuar qytetarë!Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!
    Virusi vret!Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR, kanë kryer sot një stërvitje të përbashkët evakuimi. Ata këtë e bënë duke operuar...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual "Europa 2030", Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Gjilanin, ku ka premtuar se do të mbështes bizneset dhe punëtorët. Ai premton...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Gjilanin, ku ka premtuar se do të mbështes bizneset dhe punëtorët. Ai premton...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e KF Llapit. Këtë gjë e bëri të ditur vet ai përmes një njoftimi në...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother Vip Kosova 3 po vazhdojnë të befasojnë çdo ditë, jo për njohuritë e tyre, por për mungesën e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Për shkak të reshjeve të dëborës në disa zona malore të Shqipërisë dhe të reshjeve të shiut në të gjitha qarqet e...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët kanë krijuar një lojë tejet argëtuese brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3. Djemtë në oborr, kanë marrë një mjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.