×
  • Lajme
  • Lajme

    75 fëmijë të braktisur dhe të keqtrajtuar në Kosovë gjatë vitit 2021

    Aulona Konjuhi
    29 Nëntor 2021

    Braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijëve vazhdon të jetë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë.

    Fatkeqësisht, numri i fëmijëve të braktisur dhe keqtrajtuar këtë vit është rritur.

    Prej janarit deri më tani, sipas statistikave të policisë, janë evidentuar 75 raste të braktisjes dhe keqtrajtimit ë fëmijëve.

     “Policia e Kosovës i evidenton dhe emërton rastet bazuar në Kodin Penal, kështu bazuar në këtë kod, gjatë këtij viti  (janar-tetor ) janë evidentuar 75 raste ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’”, thuhet në përgjigjen e policisë për Front Online.

     Mujku: Gjatë këtij viti, katër fëmijë të braktisur në Komunën e Prishtinës

    Gjatë këtij viti, në Komunën e Prishtinës janë braktisur katër fëmijë, ndryshe nga viti i kaluar që nuk kishte  asnjë fëmijë.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku.

    Prej katër fëmijëve të braktisur, ai tha se njëri ka arritur të bëhet bashkë me prindërit biologjik.

    “Gjatë këtij vitit në Komunën e Prishtinës i kemi pas katër fëmijë të braktisur, një prej tyre kemi arrit të bëjmë bashkim familjar me prindin biologjik, kurse tre tjerë mbeten në procedurë të zgjidhjes së statusit të tyre, dhe vendosja e tyre në adoptim, në Komunën e Prishtinës nuk ka pas asnjë rast të braktisjes së fëmijëve gjatë vitit 2020”, shtoi ai.

     Drejtori i Qendrës për Punë Sociale tregon arsyet pse po ndodh braktisja e fëmijëve

    Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku,  tha për Front Online se njëra ndër arsyet e braktisjes së fëmijëve është shtatzënia e padëshiruar dhe e pa planifikuar.

    “Secili rast e ka arsyen e vetë, dhe secili rast ka edhe specifikat e veta, kryesisht dominon shtatzënia e padëshiruar dhe e paplanifikuar, mungojnë kushtet ekonomike për kujdes ndaj fëmijës, edhe pse ne si QPS i përkrahim materialisht përmes skemës se ndihmës sociale, por kjo shumë është e pa mjaftueshme, mungon përkrahja e familjes për rritje të fëmijës”, tha ai për Front Online.

    Mujku tha se gjinia e fëmijëve nuk është faktorë me ndikim në braktisjen e fëmijëve.

    “Sa i përket gjinisë nuk mund të themi se është faktor me ndikim edhe pse nga tre fëmijët e braktisur një është djalë dhe dy vajza, por gjinia asnjëherë nuk ndikon në braktisjen e fëmijëve”, tha Mujku.

    Sipas tij, në rënien e numrit të fëmijëve të braktisur ka kontribuar edhe ngritja e nivelit arsimor.

    “Në përgjithësi numri i rasteve të braktisjes së fëmijëve është në rënie në Komunën e Prishtinës, por edhe në nivel vendi, fushatat e ndryshime vetëdijesuese, përdorimi i mjeteve kontraceptive, rrjeteve sociale, ngritja e nivelit arsimor, ka kontribuar në rënien e numrit të fëmijëve të braktisur”, përfundoi ai.

     Sociologu Kamberi: Fenomeni i braktisjes së fëmijëve prek secilën shoqëri dhe kulturë

    Për fenomenin e braktisjes së fëmijëve foli edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

    Ai për Front Online tha se për minimizimin e kësaj dukurie institucionet duhet të krijojnë politika popullative për planifikim familjar.

    “Fenomeni i braktisjes së fëmijëve është fenomen që prek secilën shoqëri dhe kulturë, ky fenomen ekziston edhe në shoqërinë kosovare dhe gradualisht është rritur,  lidhur me minimizimin e kësaj dukuri duhet që të ketë një komunikim brenda për brenda çifteve ose në familje, pastaj institucionet e vendit të krijojnë politika popullative për planifikimin familjar, të rriten shtesat për nënat me fëmijë si stimulim për rritje të natalitetit”, tha ai.

    42 fëmijë të braktisur gjenden në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

    Në Kosovë, në SOS Fshatrat e Fëmijëve, hapësira këto të themeluara për të ofruar një shtëpi dhe familje për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, gjenden të strehuar 42 fëmijë nga mosha 3-18 vjeç.

    “Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë për momentin gjenden 42 fëmijë. Nga janari i viti 2021 e deri më tani, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë pranuar vetëm një rast për përkujdesje edhe strehim afatgjatë, ndërsa mosha e fëmijëve fillon nga 3 deri 18 vjeç”, thuhet në përgjigjen e SOS fshatrave për Front Online.

    Ndërsa në kliniken e Neonatologjisë nuk është asnjë fëmijë i braktisur.

    Kështu bëri të ditur për Front Online, drejtoresha e kësaj klinike, Hajrie Ismaili.

    “Aktualisht në Klinikën e Neonatologjisë nuk kemi asnjë foshnje të braktisur”, tha Ismaili./Front Online/

     

     

     

     

     

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur avantazh ndaj partive tjera për ta luftuar korrupsionin, por një gjë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.