Gjatë javës së kaluar, Drejtoria Rajonale e policisë në Prishtinë ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.
Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuarit me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur detyrimet e caktuara.
Po ashtu në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, policia ka sekuestruar gjithsej 14 armë zjarri dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, thuhet në njoftim.
Njëherësh, gjatë periudhës së njëjtë kohore, policia ka shqiptuar 3669 masa administrative për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, duke përfshirë gjoba për kundërvajtje të trafikut.