Policia e Kosovës ka dalë me raport për vrasjen e rëndë që u krye në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, ku u vra një 63-vjeçare.
I dyshuar për vrasje është bashkëshorti i saj, 70-vjeçari Izet Godeni.
Për këtë rast portali Front Online ka raportuar i pari.
Vrasje e rëndë në Prishtinë, burri dyshohet se mbyti gruan me sëpatë
Sipas raportit të Policisë, vrasja dyshohet se është kryer rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40.
“VRASJE E RËNDË- Rr. Mark Isaku, Prishtinë 25.11.2022 – 02:00-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe një ekipet e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga stafi përgjegjës i mjekësisë ligjore është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, transmeton Front Online.
70-vjeçari, Izet Godeni dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare, Sadije Godenin, në shtëpinë e tyre në rrugën “Mark Isaku”..
I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici rreth orës 04:40.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar dje edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se i dyshuari 70 vjeçar, I.G është vetdorëzuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës 63 vjeçare është dërguar për obduksion.
“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Ahmeti për Front Online.
/Front Online
Ky është 70 vjeçari që dyshohet se vrau gruan e tij në Prishtinë (FOTO)
Gruaja që dyshohet se u vra nga burri i saj, ishte mësimdhënëse në shkollën ‘Dardania’