×
  • Kronika
  • Kronika

    7 vrasje brenda katër muajve në Kosovë

    FrontOnline
    24 Maj 2022

    Për disa vite radhazi numri i vrasjeve në Kosovë ishte thuajse i njëjtë. Por fundi i vitit 2021 pati disa ngjarje mjaftë të rënda, që lidheshin pikërisht me këtë vepër.

    E padyshim se një nga vrasjet më të rënda në vend ishte ajo që ndodhi në Gllogjan. Nga të shtënat me armë zjarri ishte vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

    Kjo ngjarje vendosi në pikëpyetje gjithë zinxhirin përgjegjës për sigurinë në Kosovë.

    E një tjetër gjithashtu ishte raportuar në qendër të Gjilanit. Taksisti B.V kishte humbur jetën në një atentat ndaj tij me 17 plumba. Vrasja e tij në qendër të qytetit të Gjilanit, ishte shqetësim për sigurinë e secilit qytetar.

    E pikërisht viti 2022 kishte nisur sërish me një vrasje tejet të rëndë. Bashkëshorti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij në Llaushë të Skenderajt.

    Si pasojë e kësaj, viktima humbi jetën pikërisht më 5 janar të këtij viti. E njëjta theksohet të ketë raportuar edhe disa herë të tjera të dyshuarin për dhunë në familje.

    Lidhur me këto raportime, lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se brenda periudhës janar-prill të këtij viti, janë evidentuar shtatë raste të vrasjeve.

    Tri nga këto raste raportohet të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

    “Gjatë periudhës janar-prill, janë evidentuar shtatë raste të vrasjeve. Këto raste kanë ndodhur: tri raste në rajonin Drejtorisë rajonale Policore (DRP) Prishtinë , tri në rajonin e DRP Pejë dhe një rast në rajonin e DRP Mitrovicë Jugu.”, u tha në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net.

    Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, numri i rasteve të vrasjeve nga viti 2020 në vitin 2021 ka shënuar rënie.

    “Nga 29 në 27, ose rënie në 6.89 për qind.”

    Por pavarësisht kësaj, ka kaluar vetëm një javë që nga dita kur në Kaçanik është raportuar për një vrasje. Një person ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur.

    E nëse kthehemi pak në kohë, brenda vitit të kaluar shumë familje janë prekur nga ngjarje të rënda të vrasjes. Për një vit të tërë, 19 vrasje u raportuan në gjithë vendin.

    E në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vrasjet ndahen në dy kategori: Vrasje dhe vrasje e rëndë.

    Kushdo që privon nga jeta personin tjetër, dënohet jo më pak se pesë vjet burgim.

    E lidhur me këtë, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin përmes operacioneve policore duke konfiskuar edhe armët ilegale, apo përmes fushatave të ndryshme.

    “Policia e Kosovës rastet e vrasjeve i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë. Ne në vazhdimësi kemi ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla”, thonë nga PK.

    PK konsideron se përpos tyre, duhet të luajnë rolin e vet edhe akterët e tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijësimit të shoqërisë, në lidhje me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme.

    Por në vendin tonë ndër vite vrasje të shumta janë raportuar në thuajse të gjitha komunat. Në vitin 2018 ishin kryer gjithsej 34 vrasje, në vitin 2019 ishin kryer 20 vrasje, kurse në vitin 2020 u raportuan 27 vrasje.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika26 Qershor 2024
    Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë. Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me...
    Kronika26 Qershor 2024
    Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali të Prishtinës pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Sipas policisë, viktima ka...
    Kronika25 Qershor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jetë të hënën në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha...
    Lajme26 Qershor 2024
    Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake....
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit për takimet e sotme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express. Përfaqësuesi i Lartë,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka marr vendim lidhur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së, për pagën minimale e ku përfshihen edhe...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ashtu që...
    Lajme26 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mark Rutten për emërimin e tij në krye të NATO-s. Osmani e ka cilësuar Rutten...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.