Sot, në kompaninë “Elkos Group”, në Zonën Industriale në Prishtinë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person në gjendje të alivanosur në ambientet e një objekti në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent ndërkohë që viktima ishte dërguar në QKUK”, ka thënë Borovci për FrontOnline
Sipas tij, rreth orës 11:15 nga ana e mjekëve në QKUK, është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull, rreth 55 vjeç, shtetas i huaj.
Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen./FrontOnline