×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rritja e çmimeve, komunat kërkojnë ndihmën e Qeverisë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjisë elektrike do të ndikojë negativisht në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, tha kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

    Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet ta gjejë mënyra që të ecet më tutje sidomos me balancimin e sistemit të pagave.

    “Detyrimisht që do të ndikojë negativisht në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Dhe po shpresojmë që qeveria e Kosovës do të gjejë mënyrë që të ec më tutje sidomos me balancimin e sistemit të pagave”.

    “Ne tash e quajmë Ligji për pagat që është tepër me rëndësi mu mbrojt një gjë e tillë mirëpo duhet të shihen edhe aspektet që kanë të bëjnë me një inflacion që tashëm veç se shihet”, tha Gjini.

    Ndërsa, kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti tha se kapacitet buxhetore të komunave nuk janë të mjaftueshme.

    Edhe ps thotë se do të përfillin rekomandimet e institucioneve qendrore, ai pohon se Qeveria duhet të ndërhyjë në këto raste, raporton EO.

    “Nuk ka një analizë të mirëfilltë se sa do të ketë impakt të rritjes të çmimeve të produkteve. Megjithatë ne duhet t’i përballojmë vështirësitë me të cilat do të ballafaqohemi. Po besoj që kapacitet buxhetore të komunave nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë imputet edhe të dobësive që shfaqin ose të humbjeve që prodhohen me këto raste të pandemisë”.

    “Sido që të jetë komuna është e obligueshme të përfill rekomandimet e IKShPK-së dhe të Qeverisë. Është problematikë e nivelit nacional kombëtar dhe çështje që është e adresuar në Parlament, Qeveri dhe nuk ka të bëjë me komunat”, tha Ahmeti./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.