Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor.
“Prishtinë 15.03.2022 – 21:19. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor. Zyrtarët policor i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit. Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./FrontOnline